e mërkurë, 4 gusht 2010

BP deklaron sukses në fazën e parë të mbylljes përfundimtare të pusit


Gjigandi i naftës BP thotë se operacioni i tij i fundit për të mbyllur përfundimisht pusin e dëmtuar në Gjirin e Meksikës u realizua me sukses. Kompania nxori një deklaratë sot në mëngjes, një ditë pasi filloi operacionin ‘static kill’. Operacioni përfshin pompim argjile në grykën e pusit, e cila më pas do të mbulohet me çimentos.
BP tha pas 8 orë që vazhdonte operacioni i pompimit të baltës, se argjila po e mbante nën kontroll presionin e naftës, gjë që sipas deklaratës së kompanisë ishte rezultati i dëshiruar. Kompania njoftonte se pompimi kishte ndalur dhe ekspertët po analizonin gjendjen në pus për të parë nëse nevojitej argjilë shtesë. Kompania tha se do të bashkëpunojë nga afër me personin përgjegjës që ka caktuar qeveria federale, Admiralin në pension Thad Allen për të vendosur nëse derdhja e çimentos do të bëhet në të njëjtën mënyrë si derdhja e argjilës.
Autoritetet thonë se 4.9 fuçi nafte janë derdhur në det që nga 20 prilli kur shpërtheu platforma e shpimit duke shkaktuar vdekjen e 11 vetëve.

voanews

Nuk ka komente:

Posto një koment