TV NEWS24 fokuson pamjet e vrasjes së njërit prej protestuesve para derës së kryeministrisë. gjatë protestës së dhunshme anti-qeveritare të organizuar dje nga Opozita e Bashkuar para selisë së kryeministrisë në bulevardin "Deshmoret e Kombit". Ndërsa jashtë kangjella të kryeministrisë, (nga piramida) qëndrojnë demonstruesit nga brenda ambjenteve të selisë qeveritare qëllohet me armë. Nga mënyra se si ka rënë në tokë viktima, kuptohet se plumbi që i mori jetën të ketë ardhur nga brenda oborrit të kryeministrisë.
Kamera fokuson momentin kur një ushtar i ulur në gjunjë në krah të godinës së kryeministrisë qëllon me automatik dhe një demonstrues bië në tokë mbrapsht.
Burri bie në tokë pa ndenja dhe merret në krahë nga demonstruesit e tjerë. Viktima mendohet të jetë 42 vjecari nga Gjirokastra Ziver Veizi. Ndërkaq jo shumë metra larg tij, kamera e NEWS24 fokuson dhe një tjetër të ri të shtrirë buzë trotuarit, ndërsa të tjerët përpiqen të vijnë në ndihmë.
Tre të vdekur dhe 61 të plagosur rëndë është bilanci i përleshjeve të ashpra mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Nga të plagosurit rëndë, por pa rrezik për jetën, janë 31 civilë dhe 27 policë. Viktimat jane Faik Myrto, 50-vjeç nga Fieri Ziver Veizi, 48 vjeç nga Gjirokastra Hekuran Deda nga Dibra. Mes të plagosurve është dhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili ka marrë një plumb në krah.
PROKURORIA, URDHËR ARRESTI PËR 6 DREJTUES TË GARDËS
Prokuroria e Tiranës firmos urdhërarreste për 6 drejtues të Gardës së Republikës. Burime nga prokuroria të cilat u referohet NEWS24 bëjnë të ditur se emrat e 6 garditësve u është dorëzuar policisë për të ekzekutuar urdhërarrestet. Deri në orën 14. 00 për arsye hetimi dhe faktit që ende nuk janë ekzekutuar urdhërarrestet nga policia nuk bëhen të ditur emrat.
6 gardistët akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se një personi. Shpërdorim detyre dhe tejkalim të kompetencave.
Ndërkohë prokuroria e Tiranës ka marrë si provë pamjet filmike të tv NEWS24 ku fokusohen vrasjet para kryeministrisë gjatë demonstratës së djeshme.
RAMA REAGON PER VIDEON: BERISHA FAJTOR, PROKURORIA TE ZBARDHE VRASJEN
Menjëherë pas pamjeve të transmetuara në NEWS24, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në reagimin e tij të katërt, në orën 01:00 pas mesnate akuzoi drejtpërsëdrejti kryeministrin Berisha dhe i kërkoi kryeprokurores Ina Rama të zbardhë vrasjet dhe të vërë para drejtesisë autorët.
“Sapo pamë, falë talentit të spikatur dhe kurajos së rrallë të një gazetari të njohur të kronikës së zezë, dorën vrastare që e ktheu një protestë paqësore në një mort. Dorën e regjimit të kusarisë dhe matrapazllekut që sot u soll si i mbyturi që përpiqet të të mbysë. Dorën e Saliut që përmes Lulit të tij dhe një dore horrash vrastare, preu jetë të pafajshme demonstruesish.”
"Zonja Prokurore e Pergjithshme,Une e akuzoj Sali Berishen si orkestruesin politik te kesaj kasaphane, po tani, pas provave, fakteve e grupfakteve qe sapo pame, po qe edhe disponojme nga kjo dite tragjike, une akuzoj Lulezim Bashen si njeriun qe duhet te pergjigjet perpara ligjit per shperdorim detyre me pasoje vrasjen e tre njerezve dhe ju kerkoj ta ndaloni menjehere kete vemje shoqerisht te rrezikshme."- vazhdoi me tej Rama.
Kryetari i PS-së, Edi Rama paralajmëroi se pas ditës së sotme, që do të jetë ditë zie për 3 viktimat e demonstratës, të tjera protesta do të vijojnë. Këtë herë ai tha se do të qëndrojë vetë në krye të demonstratave e protestave që do të vijojnë pa pushim në të gjithë Shqipërinë. Në 4 dalje publike pas përfundimit të demonstratës, Edi Rama shprehu ngushëllime për viktimat e ditës së djeshme dhe fajësoi për këtë kryeministrin Sali Berisha. Rama tha se në demonstratë morën pjesë 250-300 mijë shqiptarë.
“Saliu i koalicionit të Turpit, pati paturpësinë t’u lexojë shqiptarëve si ngjarje të ditës skenarin e vjetër të grushtit të shtetit të vitit 1998, kur me armë në dorë një turmë e armatosur zjarrvënësish të yshtur prej tij, iu turr godinave të ministrive, të Këshillit të Ministrave, të Radiotelevizionit Shqiptar”, - tha dje Rama. Sipas tij, askush nga demonstruesit s’pati armë, asnjë ministri nuk u prek prej tyre. Rama e etiketoi “puçist, gangster, mafioz” kryeministrin e vendit
(s.g//BalkanWeb)

Nuk ka komente:
Posto një koment