e mërkurë, 23 shkurt 2011

27 vjet burg nga Tribunali i Hagës për Vlastimir Djordjevic



Tribunali i Hagës shpalli vendimin ndaj ish-Gjeneralit të policisë serbeVlastimir Djordjevic , akuzuar për krime ndaj ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë në vitin 1999.
Gjenerali i policisë serbe Vlastimir Djordjevic u shpall fajtor sipas të gjitha pikave të aktakuzës:  për deportim të dhunshëm të shqiptarëve të Kosovës, zhvendosje të dhunshme, vrasje, tranportimin e shqiptarëve të vrarë nga Kosova në Serbi, përndjekje racore të shqiptarëve të Kosovës dhe shkelje të ligjeve dhe traditave të luftës.
Për të gjitha këto, shkak trupi gjykues vendosi që ish-shefi i sektorit të sigurisë publike në Kosovë dhe ish -zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të dënohet me 27 vjet heqje lirie. Prokuroria, e cila për të provuar akuzat e saj ka nxjerë edhe 115 dëshmitarë, ka kërkuar në pretencën e mbajtur korrikun e vitit të kaluar që i akuzari të dënohet me 35 vjet  burg, ndërkohë që mbrotja ishte e mendimit se Djordjevic duhej të shpallje i pafajshëm. Mbrojtja ka paraqitur 28 dëshmitarë.

62 vjeçari Djordjevic u shpall përgjegjës për dëbimin nga Kosova të qindra mijëra shqiptarëve si dhe për vrasjen dhe transferimin në Serbi të trupave të të paktën 724 shqiptarëve, të cilët janë futur në varrezat masive në Batajnicë, Petrovo Selo dhe në afërsi të liqenit Peruçac. “Tranferimi dhe fshehja e trupave të shqiptarëve të vrarë është bërë me urdhërin e ish-presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, kumtoi trupi gjykues.
Krimet për të cilat shpallet fajtor Djordjevic janë bërë në kuadër të një aktiviteti të koordinuar kriminel, me qëllim  largimin me dhunë njëherë e përgjithmonë të shqiptarëve nga Kosova dhe ndryshimin e strukturës etnike. Gjyqtari Kevin Parker theksoi se në këtë grup kanë bërë pjesë ish-presidenti i Serbisë Sllobodan Millosheviq, nënkryetari i qeverisë së atëhershme jugosllave, Nikolla Shainovic, ish-ministri i policisë Vllajko Stoilkovic dhe i akuzuari Vlastimir Djordjevic”.
Provat kanë vërtetuar se Djorgjevic ka pasur dijeni dhe ka qenë i mirëinformuar mbi krimet, për të cilat akuzohet. Ai ka qenë në dijeni për armatimin e popullatës serbe prej ushtrisë dhe forcave të sigurimit. Gjithashtu ai ka pasur dijeni për përpjekjet që janë bërë për fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë në territorin e Serbisë, të kontrolluar prej forcave të MBP-së. As pas përfundimit të luftës, i akuzuari nuk ka ndërmarrë asgjë për zbardhjen e këtyre krimeve.
Procesi kundër Vlastimir Djorgjevic ka filluar më 27 janar të vitit 2009. Ai është arrestuar më 17 qershor të vitit 2007 në Budvë të Malit të Zi, prej nga është transferuar për në Hagë. Periudha e paraburgimit i llogaritet në kohën e dënimit që duhet të vuajë tani me burgim. Më parë, mbi bazën e së njëjtës aktakuzë për krime në Kosovë në Tribunalin e Hagës janë dënuar  edhe ish -zëvendëskryeministri jugosllav Shainovic, ish-shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave Dragolub Ojdanic, gjenerali i Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkovic, gjernerali Vladimir Llazarevic si dhe Gjenerali i Forcave Policore Sreten Lukic. Ish-presidenti i Serbisë Milan Milutinovic u lirua nga akuza për krime kundër shqiptarëve.

Nuk ka komente:

Posto një koment