e premte, 18 shkurt 2011

Amnsiti e përgjithshme politike në Tunizi



Qeveria e përkohëshme e Tunizisë, miratoi sot amnistinë e përgjithshme për të burgosurit politikë dhe dekreti përkatës pritet të jepet për shtyp “ditët e ardhëshme”, deklaroi sot zëdhënësi i saj Tagieb Bakus, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.
Qeveria e parë e përkohëshme kishte deklaruar një projekligj për amnistinë e përgjithshme në 20 Janara, gjashtë ditë pas rënies së regjimit të Ben Ali. Javën e kaluar Parlamenti dhe Kongresi, miratuanligjin me të cilin i japin të drejtën presidentit të përkohëshëm Fued Mebazaa të qeverisë me dekrete, duke anashkaluar parlamentin.
Ministri i Drejtësisë Lazar Karui Sebi kishte deklaruar të mërkurën se janë lënë të lirë me kusht rreth 3000 të burgosur, pa përcaktuar megjithatë nëse bëhet fjalë për të burgosur politikë apo ordinerë. Të njëjtën ditë, rreth 200 persona tubuan përpara ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar lirimin e djemve të tyre.
Sipas avokatit Samir Ben Amur  në burgjet tuniziane mbahen ende 300-500 të burgosur politikë.

Nuk ka komente:

Posto një koment