e premte, 18 shkurt 2011

Dy deri në tre stacione bërthamore do të ndërtojë Turqia, deri në 2023-shin



Shpresën se Turqia do të mund të vërë në funksionim dy ose tre stacione bërthamore për prodhim energjie deri në vitin 2023, shprehu sot ministri i Energjisë dhe Pasurive Natyrore,Taner Gildiz.
Zoti Gildiz shënoi akoma se “qeveria turke është e vendosur të kalojë në ndërtimin e stacioneve bërthamore”.
“Vartësia energjitike e Turqisë arrin në masën 70-72%” tha z. Gildiz gjatë një takimi në Ankara i planifikuar me rastin e ndërtimit të stacionit bërthamor në zonën Akuju.
Turqia, sipas z. Gildiz, vlerëson se për të mbuluar nevojat e saj, me një zhvillim vjetor 7-8%, nevojitet një stacion i prodhimit të energjisë me dinamikë 4.000-5000 MW, ndaj dhe një stacion i vetëm bërthamor, nuk është i mjaftueshëm.
Majin e kaluar, Turqia dhe Rusia nënëshkruan  marrëveshje për ndërtimin e stacionit të parë bërthamor të Turqisë në Akuju, i cili pritet të kushtojë rreth 20 miliard dollarë.
Kompania ruse ROSATOM pritet të nisë ndërtimin e stacionit bërthamor brenda 2013-ës, dhe turbina e parë pritet të prodhojë energji në vitin 2018.
Rusia do të ndërtojë katër turbina, me dinamikë 1.200 MW në Akuju dhe do të shfrytëzojë stacionin bërthamor për 60 vjet. Kompania turke e energjisë ka nënëshkruar kontratë për të blerë një sasi të caktuar energjie, 15 vjeçarin e parë, nga nisja e funskionit të stacionit.

Nuk ka komente:

Posto një koment