e mërkurë, 16 shkurt 2011

Autostrada Tiranë – Elbasan, sigurohen 400 milionë dollarë kredi



Një financim prej 400 milionë dollarësh ka arritur të sigurojë qeveria shqiptare nga bankat arabe, duke zgjidhur kështu problemin kryesor për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan me një gjatësi prej 31.7 km, përgjatë së cilës shtrihet edhe një tunel me gjatësi 4.2 km.
Lajmi u bë i ditur nga ministria shqiptare e Financave, e cila theksoi se është rënë dakord me bankat arabe të BDI-së, Abu Dabit dhe Fondit Kuvajtian, për një fond që mbulon të gjithë projektin.
“Bankat kanë pranuar të japin 400 milionë dollarë, por pas përfundimit të projektit, vlerësohet të merret një kredi në shumën 350 milionë dollarë. Në parim është rënë dakord edhe me termat e kontratës, të cilat parashikohen të leverdishme për palën tonë”, thanë përfaqësues të ministrisë.
Gara për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan ishte përqendruar mes bankave arabe dhe atyre europiane, më konkretisht mes Fondit të Opec-ut dhe Bankës Europiane të Investimeve, të cilat kishin shprehur interes për projektin.


Nuk ka komente:

Posto një koment