Komisariati i Përgjithshëm i Refugjatëve dhe Apatrideve në Belgjikë, instanca që mban statistikat e azilantëve, nxjerr blof Ministrin e Brendshëm shqiptar Lulzim Basha.
Sipas faqes informative lajmifundit, vetëm për muajin Janar 2011, 16 shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil vetëm në Belgjikë, duke cituar qartë se bëhet fjalë për shtetas të Shqipërisë.
Po sipas këtyre statistikave, në Belgjikë gjatë tre viteve të fundit numri i aplikimeve për azil politik, varion si më poshtë:
- 2008 – 172
- 2009 – 256
- 2010 – 204
Që prej fillimit të vitit kanë kërkuar zyrtarisht azil në Belgjikë
- Bosnje Hercegovinë 13 shtetas
- FYROM 71 shtetas
- Serbia 129 ” ”
- Kosovë 131 ” ”
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha deklaroi sot se “ka dhe një shifër shumë të rëndësishme, është shifra më domethënëse.
Eshtë shifra e azilkërkuesve shqiptarë deri më tani në zonën Shengen. Kjo shifër është shumë e rëndësishme por edhe shumë e lehtë për t’u mbajtur mend. Deri në këtë moment shifra e azilkërkuesve shqiptarë në zonën Shengen është zero. Ta shikojnë këtë dhe ta dëgjojnë jo vetëm qytetarët shqiptarë por dhe shqiptarofobët me kostume të blera në Bruksel ose jo”.
Nuk ka komente:
Posto një koment