Më të varfër janë bërë të varfërit gjatë dy vjetëve të fundit. Në këtë konkluzion ka arritur Banka e Greqisë.
Pasojat e masave të marra nga qeveria nuk kishin karakter progesiv për të gjithë ata që ishin të varfër.
Ndërsa e kundërta ka ndodhur me qytetarët me të ardhura vjetore të mëdha dhe pasuri të shumta. Këta “të pasur” u bënë më të pasur…
Drejtuesi i Bankës së Greqisë, Jorgos Provopulos, pas këtij konkluzioni, kërkoi që ndërhyrjet të cilat do të ndërmerren në vazhdim, të ofrojnë më shumë drejtësi sociale.
Nga ana tjetër, ai u bëri thirrje edhe organizmave shoqërorë për të mbështetur ndryshimet e duhura.
Në bazë të Bankës së Greqisë, masat që janë marrë nga viti 2008 dhe më pas, në kombinim me rritjen e papunësisë (kryesisht tek të rinjtë), ulën më shumë fuqinë blerëse të shtresave të varfëra.
Përkndrazi, kontributi financiar në shtresat me të ardhura të larta vjetore, në bizneset e mëdha fitimprurëse dhe tek pronarët e pasurive të mëdha të patundshme “është mëse e sigurt se kishte karakter progresiv”.
Një tjetër konstatim dëshpërues bën Banka e Greqisë e cila thekson se gjatë viteve të fundit në Greqi “varfëria duket se po kalon nga grupi i të moshuarve në atë të çifteve të reja me fëmijë, por edhe në atë të të rinjve të punësuar”.
Nuk ka komente:
Posto një koment