e hënë, 21 shkurt 2011

Banka Islamike akordon huan për aksin Tiranë – Elbasan



Banka Islamike merr përsipër financimin e aksit rrugor Tiranë-Elbasan me një hua prej 350 milionë dollarësh që i akordon shtetit shqiptar, sikurse transmeton agjencia e lajmeve ANSAmed.
Interesi prej 5% i kredisë së akorduar  për një afat shlyerjeje 20 vjeçar, cilësohet nga  specialistët e ekonomisë  si mesatar.
Vlen të theksohet këtu se, Banka Botërore nuk kishte marrë përsipër financimin e projektit me një huadhënie të re të saj, pasi qeveria shqiptare nuk ka përfunduar 15 projektet e para për të cilat enti i madh ekonomik  botëror  e  ka huazuar atë.
Banka Islamike me huan e saj, financon kështu ndërtimin e 31,7  km të aksit të vështirë rrugor Tiranë-Elbasan, ku përfshihet edhe një tunel me gjatësi  4,2 km.

Nuk ka komente:

Posto një koment