Maxhoranca shqiptare miratoi sot në komisionin e ligjeve kufizimin e imunitetit, i cili përbën ndryshime në rregulloren e parlamentit Forcat politike kanë mbajtur pozicione të ndryshme për këtë çështje.
Sipas mediave shqiptare, deputetet socialiste e cilësuan projekt-vendimin për kufizimin e imunitetit demagogji, anti kushtetuese dhe të pavlefshëm për prokurorinë, ndërsa mazhoranca theksoi se kjo është e vetmja rrugë kushtetuese për kufizimin e imunitetit për sa kohë që kryetari socialist Edi Rama po bllokon procesin e kufizimit të imunitetit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës.
Socialistet kanë kundërshtuar edhe ndryshimin e rregullores në lidhje me spostimin e debatit për çështje jashtë rendit të ditës në fund të seancës plenare. Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të cilat gëzojnë vetëm konsensusin e mazhorancës parashikojnë kufizimin e imunitetit, spostimin e debatit për çështje jashtë rendit të ditës në fund të seancës dhe ashpërsimin e masave disiplinore ndaj deputetëve që shkelin rregulloren.Sipas mediave shqiptare, deputetet socialiste e cilësuan projekt-vendimin për kufizimin e imunitetit demagogji, anti kushtetuese dhe të pavlefshëm për prokurorinë, ndërsa mazhoranca theksoi se kjo është e vetmja rrugë kushtetuese për kufizimin e imunitetit për sa kohë që kryetari socialist Edi Rama po bllokon procesin e kufizimit të imunitetit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës.
Nuk ka komente:
Posto një koment