Marrjen e masave me qëllim që t’i detyrojë vendet anëtare për të ofruar kushte më të mirë në burgjet e Bashkimit Europian kërkojnë nga Komisoni Europian, nënkryetari i parlamentit europian Stavros Lambrinidis si dhe katër europarlamentarë të tjerë.
Konkretisht, në deklaratën me shkrim, nënkryetari i Parlamentit Europian kërkon që Komsioni të përcaktojë kushtet minimale të burgimit të cilat do të jenë të vlefshme në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, me qëllim që të respektohen të drejtat bazë të të burgosurve.
Kjo kërkesë merret në kuadër të hartimit të Biblës së Gjelbërt të Komisionit Europian për të drejtat e të burgosurve në BE, që pritet të publikohet në pranverë të këtij viti.Nga njëra anë e drejta, nga ana tjetër detyrimi. Kështu, në gjendje alarmi janë prej kohësh autoritetet policore greke.
Konsiderohet ende procedurë e vështirë për ta, kthimi i të burgosurve në qeli pas dhënies së lejeve disa ditore, sikurse parashikon ligji.
Aktualisht, llogaritet se rreth 685 të burgosur në Greqi, prej të cilëve 400 shtetas shqiptarë, të dënuar për vrasje, trafik droge, grabitje me armë e krime të tjera, në vend që të jenë në burgje për të kryher dënimin e dhënë, ata ndodhen në gjendje të lirë.
Nuk ka komente:
Posto një koment