Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan hodhi poshtë të martën (15 shkurt) akuzat nga Partia e Veprimit Kombëtar e opozitës ekstreme të djathtë se po përdor frikësimin për të heshtur kritikët përpara zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit. Akuzat erdhën pasi një gjykatë të premten mbështeti përpjekjet për të arrestuar apo për të mbajtur në paraburgim mbi 160 vetë, duke përfshirë gjeneralë dhe admiralë të lartë, në lidhje me të ashtuquajturën çështja “Vareja”, një komplot i dyshuar për të rrëzuar qeverinë. “Ky gjyq do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve në mendjet e popullit dhe do të forcojë më tej forcat e armatosura turke,” u tha Erdogan parlamentarëve, duke këmbëngulur se gjyqësori i vendit është i pavarur.
Nuk ka komente:
Posto një koment