Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Listës “Ibrahim Rugova”, pas takimeve të zhvilluara pa praninë e medieve, kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion. Subjekti që ka vetëm një deputet në Kuvend do të ketë një zëvendëskryeministër, një ministër dhe dy zëvendësministra.
Konfirmimin për zyrtarizimin e koalicionit e bëri të ditur për “Zërin”, Astrit Haraqija nga Lista “Ibrahim Rugova”. Ai tha se nga marrëveshja e arritur, Lista do të ketë një zëvendëskryeministër, Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe do të ketë dy zëvendësministra.
“Zëvendëskryeministër do të jetë Bujar Bukoshi, ndërsa Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor do ta udhëheqë Dardan Gashi”, ka thënë Astrit Haraqija për “Zërin”.
Ai ka njoftuar se dy postet e zëvendësministrave do t’i mbajnë Fadil Kryeziu, në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe Dardan Stublla, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
Nuk ka komente:
Posto një koment