Në Jug të Shqipërisë subjektet politike kanë nisur aktivitetet paraelektorale për zgjedhjet e pritshme vendore të 8 majit. Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi në Gjirokastër një takim me përkrahësit e saj . Kryetari i kësaj partie Ilir Meta vlerësoi se zgjedhjet vendore janë momenti që e afrojnë më shumë politikën me qytetarët.
Zoti Meta i cili po hetohet nga prokuroria nën dyshimet se ka bërë presion për të marrë ryshfet ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, në një video të regjistruar nga ky i fundit, u qëndroi larg komenteve për këtë çështje. Ai u tha përkrahësve të tij në Gjirokastër se ”LSI ka ndezur motorët për të arritur sukses në zgjedhjet vendore duke nisur përcaktimin e kantidatëve më të mirë”.
Për herë të parë para simpatizantëve të kësaj partie është paraqitur edhe ish- deputei i Partisë Socialiste Vangjel Tavo, i cili pak kohë më parë u largua nga Partia Socialiste dhe kaloi me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Aktivitete intensive politike po zhvillojnë në jug të Shqipërisë edhe subjekte politike në zonat ku banon pakica greke. Partia e re “Mega” po hap zyrat e saj dhe po paraqet kantidatët për zgjedhjet vendore ndërsa PBDNJ dhe organizata “Omonia” po zhvillojnë takime me përkrahësit për situatën politike dhe një radhe procesesh siç është regjistrimi i popullsië dhe i pronave . Dy subjektet më të mëdha, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, nuk kanë nisur ende në nivelin vendor takimet e strukturave për zgjedhjet vendore.
Nuk ka komente:
Posto një koment