Dy anije luftarake iraniane me drejtim shtetin Sirian kaluan dje nga kanali i Suezit dhe tashmë po i drejtohen portit të Sirisë.
Lajmin e ka bërë të ditur televizioni shtetëror iranian, Al Alam.
“Dy anije luftarake kanë kaluar kanalin dhe po i drejtohen një porti sirian”, tha televizioni.
Izraeli e ka konsideruar si “një provokim” kalimin e anijeve luftarake iraniane, pasi është i pari që prej vitit 1979.
Nuk ka komente:
Posto një koment