e martë, 22 shkurt 2011

Djali i Gaddafit premton reforma në Libi



Pas trazirave të përgjakshme që po zgjasin prej ditësh në Libi, djali i presidentit Muammar al-Gadaffi, Saif al Islam Gaddafi premtoi reforma në vend.
Parlamenti do të mblidhet këtë të hënë për të diskutuar një varg ndryshimesh, tha ai në televizionin shtetëror.
Djali i presidentit, i cili paralajmëroi nga një luftë e mundshme qytetare në vend iu drejtua për herë të parë kombit që prej shpërthimit të trazirave.
Dëshmitarët okularë kanë folur për “masakra” ndaj lëvizjes protestuese dhe për rrethana të ngjashme me një luftë qytetare.
Mbi 200 njerëz mendohet të kenë humbur jetën. Ndërkohë një mjek në Bengazi njoftoi për 50 të vdekur vetëm gjatë ditës së dielë.

Nuk ka komente:

Posto një koment