Përqindjen më të ulët të arsimit parashkollor në Bashkimin Europian shënon Greqia, pas Polonisë, në bazë të të dhënave të vitit 2008, të cilat u publikuan sot nga Komisioni Europian.
Konkretisht, në Greqi, 68.2% e fëmijëve të moshës nga 4 vjeç kanë mundësi për arsim dhe kujdes parashkollor, kundrejt 92.3% të fëmijëve në Bashkimin Europian të 27 vendeve.
Përqindjet më të larta shënohen në Francë (100%), në Belgjikë dhe Hollandë (99.5%), në Spanjë (99%) dhe në Itali (98.8%). Ndërkohë, përqindjet më të vogla regjistrohen në Poloni (67.5%), në Greqi (68.2%), në Finlandë (70.9%), në Irandë (72%) dhe në Lituani (77.8%).
Ndërkaq, në bazë të Komisionit Europian, këto të dhëna nuk përputhen domosdoshmërisht me cilësinë e shërbimeve që ofrohen.
Sa për dijeni, arsimi i detyrueshëm nis në moshën 5 dhe 6 vjeçe në pjesën më të madhe të vendeve të BE, ndërsa në moshë më të vogël fillon në Qipro, Luksemburg, Irlandën e Veriut dhe Bretaninë e Madhe.
Nuk ka komente:
Posto një koment