e enjte, 17 shkurt 2011

Akuza të komunitetit islamik të Shkupit për qeverinë Gruevski



Komuniteti islamik i FYROM-it akuzoi qeverinë Gruevski si përgjegjëse për incidentin ndëretnik të së dielës së kaluar midis të rinjve shqiptarë dhe atyre sllavomaqedonë, si shkak i ndërtimit të një kishe-muze në kalanë e Shkupit, gjatë të cilit u plagosën 8 persona.
Në një deklaratë tejet të ashpër, komuniteti islamik akuzoi qeverinë se “nxit sistematikisht ortodoksizmin si fenë mbizotëruese në vend, duke injoruar Islamin, të cilin e predikon pothuasje gjysma e popullsisë”.
Komuniteti islamik, i cili përfaqëson pjesën më të madhe të musulmanëve të FYROM-it, shënon se këto metoda qeveritare, shkaktojnë tension ndëretnik në vend dhe fton qeverinë të pushojë nga aplikimi i “metodave të tilla”.
Nga ana  e saj, kisha ortodokse e FYROM-it, dënoi incidentin e së dielës dhe shënoi se “kisha-muze në ndërtim, e cila financohet nga ministria e Kulturës, nuk do të kthehet në vend lutjeje, por ajo ndërtohet mbi rrënojat e një kishe të vjetër për të strehuar atje gjetjet e kërkimeve arkeologjike në kalanë e Shkupit”.
Policia e FYROM-it paralajmëroi për qëndrim të ashpër, nëse tentohen sërish konflikte për hatër të ngritjes së kishës-muze në kala.

Nuk ka komente:

Posto një koment