e premte, 25 shkurt 2011

Ekologët e Gjelbër i paraqitën qeverisë alternativën e tyre për emigrantët



Një memorandum me propozimet e tyre, përsa i përket daljes nga greva e urisë të 287 emigrantëve të ngujuar në ndërtesën “Ipatia” në Athinë, i dorëzuan sot Ekologët e Gjelbër grekë, minstrit të Brendshëm Jannis Ragusis.
Një përfaqësi e Ekologëve, gjatë një takimi me ministrin Ragusi, i kërkoi atij:
-Rinovimin e lejesë së qëndrimit për të gjithë emigrantët të cilët e patën poseduar atë në të kaluarën.
-Rishikim e lejeve të qëndrimit të cilat janë lënë pa rinovuar për arsye formale.
-Leje qëndrimi, me afat të paktën 18 mujor, për arsye humanitare, për 287 grevistët e urisë, me qëllim që të kenë mundësinë kohore të aplikojnë për leje të plotë qëndrimi pa frikën e deportimit të tyre.
-Zotimin për rishikimin dhe riformulimin e politikës emigrative, në gjurmët e asaj spanjolle, ku parashikohet ligjërimi sezonal i atyre emigrantëve që kanë plotësuar një qëndrim të caktuar kohor në vend, dhe që nuk janë dënuar për shkelje ligjore gjatë këti afati.
Ministri Ragusi, nga ana e tij, u rezervua për kërkesat e parashtrua dhe deklaroi dëshirën e tij për dialog të drejtpërdrejtë me emigrantët grevistë të urisë.

Nuk ka komente:

Posto një koment