Kryebashkiaku i qytetit Cita, një qytet në Rusi me 300.000 banorë, bëri bujë të madhe sot pasi deklaroi se “i vjen keq që nuk mund të pushkatojë të pastrehët, një problem që rritet vazhdimisht në vend dhe që autoritet vazhdojnë ta shohin me indiferentizëm.
Pas një pyetjeje që iu bë nga deputetë të zonës për masat që mendonte të merrte për numrin në shtim të të pastrehëve në Cita, Kryebashkiaku Anatoli Milahef u përgjigj: “për fat të keq nuk kemi mundësinë të pushkatojmë të pastrehët dhe as mundësin penale për ta aritur këtë”.
Duke u përgjigjur reagimeve të ashpra të OJQ-ve dhe shtypit, Milaiefi – i cili është anëtar i partisë Rusia e Bashkuar e kryeministrit Vladimir Putin – u justifikua sot, duke bërë fjalë për një “shaka”.
Megjithatë, kryetari u shpejtoi të theksonte se të pastrehët, “bëjnë një jetë jashtë shoqërisë dhe nuk paguajnë asnjë rubl për zhvillimin e shtetit, përdorin shpeshherë të njëjtat produkte shoqërore me qytetarët e tjerë. Spitalet mbushen nga të pastrehët dhe kostoja e mjekimit të tyre është shumë e madhe.”
Sipas zyrës së shtypit të Mihalief, në Cita – ku temperatura në dimër ulet shpesh deri në -30 gradë celsius – të pastrehët janë reth 3.000 , ndërsa qendra e vetme e pritjes për ta, ka vetëm 120 vende.
Vladimir Lukin, përfaqësues rus për të Drejtat e Njeriut, dënoi sot deklarat e kryebashkiakut duke thënë se: “një njeri që ka këtë një detyrë të tillë nuk kupton ç΄farë janë të drejtat e njeriut, dhe shprehet me mënyrën që nuk lejohet tu flasë qytetarëve. Nga njëra anë është qesharake dhe nga ana tjetër të frikëson”.
Numri i të pastrehëve në Rusi është varjion nga 150.000 deri në 350.000, sipas të dhënave të ministrisë së Brendëshme, megjithatë specialistët vlerësojnë se kjo shifër gjendet midis 1,5 dhe 4,2 milion në bazë të popullsisë së përgjithshme prej 141,2 milion banorëve, sikurse shkruan sot e përditëshmja Viedemosti.
“Në vend që të kërkojnë të vrasin njerëzit, siç bën kryetari i Cita-së, autoritetet mirë do të bënin të krijonin qendra ambulante për pritjen e të pastrehëve, ku do të kishin mundësi të laheshin dhe të hanin”, theksoi Tina Glinka, e cila është e angazhuar me ofrimin e ndihmës për të pastrehët në Moskë.
Nuk ka komente:
Posto një koment