Greqia do të vazhdojë të marrë fonde nga Bashkimi Europian për të patur një politikë më rezultative për emigracionin.
Ndonëse, financimet janë prerë tashmë në shumë sfera të tjera, në këtë pikë BE duket se nuk do të kursehet.
Kështu, Greqia do të marrë gjithësej 323 milionë euro deri në vitin 2013 nga Bashkimi Europian për të intensifikuar politikën e saj në lidhje me shtetasit e huaj që banojnë në të ose hyjnë legalisht apo ilegalisht.
Pikërisht një gjë e tillë është bërë e ditur nga komisionerja kopetente për këtë çështje në BE, znj. Sesila Malstrom.Duke iu përgjigjur pyetjes së eurodeputetit të “Demokracisë së Re”, Jorgos Papanikolau, znj. Malstrom theksoi se Greqia pritet të marrë më shumë se 180 milionë euro nga Fondi për Kufinjtë e Jashtëm, 86 milionë euro nga Fondi i Kthimit, 35 milionë euro nga Fondi Europian për Refugjatët dhe 21 milionë euro nga Fondi për Integrimin e shtetasve të vendeve të treta.
Nuk ka komente:
Posto një koment