Grupi Drejtues për Kosovën (ISG) me në krye drejtorin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, e uroi Kosovën për trevjetorin pavarësisë dhe rikonfirmoi mbështetjen e tij të vendosur për një vend demokratik, shumëetnik dhe u bëri thirrje shteteve të tjera që ta njohin Kosovën.
Grupi Drejtues i Kosovës bëri gjithashtu thirrje, që “pa vonesë” t’i jepen prova një paneli të BE-së në lidhje me raportet, që e lidhin kryeministrin Hashim Thaçi me kriminalitetin e organizuar dhe me trafikimin e organeve. “ISG-ja u bën thirrje të gjitha organizatave relevante, institucioneve dhe individëve, që t’i përgjigjen pa vonesë kërkesës së EULEX-it për çdo evidencë, që mund të kenë,” thuhet në një deklaratë të ISG-së.
Detyra kryesore e ISG-së së përbërë nga shtete, që e kanë njohur Kosovën, është për vëzhgimin e zbatimit të planit të paraqitur prej negociatorit të OKB-së Martti Ahtisaari nga autoritetet e shtetit, që fitoi së fundi pavarësi.
Nuk ka komente:
Posto një koment