Vetëm ujë me kripë dhe ujë me sheqer do konsumojnë tashmë të 50 emigrantët që ndodhen në grevë urie në Selanik, pas vendimit të 237 emigrantëve grevistë urie në Athinë, të ndërpresin konsumimin e çajit.
Emigrantët, të cilët janë në ditën e 16 të grevës së urisë, në kërkim të ligjërimit të të gjithë emigrantëve, dërguan mesazh për pronarin e ndërtesës “Ipatia” ku strehohen grevistët e urisë në Athinë, ku i kërkojnë të qëndrojnë në ndërtesë si dhe të hapen ambiente të tjera dhe banjat “ që të mbrohen nga koha e keqe dhe të vazhdojnë përpjekjen e tyre deri në fitoren definitive”.
Sot, në orën 6 pasdite, shoqata dhe grupe emigrantësh të Selanikut, organizojnë marshim demonstrative drejt Sekretarisë së Përgjithashme të Maqedonisë dhe Thrakës me pikënisje Qendrën e Punëtorëve.
Nuk ka komente:
Posto një koment