Julian Asanz akuzon ndërhyrjen e SHBA-së, e cila kërkoi nga Twitter-i ti jap të dhëna personale të tre personave, që kishin llogari në mjetin e komunikimit publik, me qëllim për të përfituar inforamacion nga Wikileaks ose nga ndërtuesi i saj.
Gjykata Ferderale në Aleksandri (në lindje të Virxhinias) do kontrollojë sot vlefshmërinë e urdhërit të gjykatës me të cilin kërkohet nga Twitter-i të jap të dhëna për deputeten nga Islanda Brigita Jonsdotir, për analistin amerikan Xheikob Aplbaum si dhe për hollandezin Rop Gongrip, bashkëpuntor i Wikileaks.
Kërkesa e autoriteteve amerikane “është një sulm skandaloz ndaj jetës personale dhe të drejtës së lirë të të shprehurit të përdoruesve të Twitter-it, shumë prej të cilëve janë qytetarë amerikanë”, thekson Asanz-i në deklaratën e tij.Sipas Wikileaks, autoritetet amerikane kërkuan nga Twitter-i tu bëj të ditur emrat, datat dhe vendbanimet e të gjithë personave që morën mesazhe nga Wikileaks ose nga Asanz.
Faqja elektronike e Asanz-it shkruan se është e mundur kërkesa të ngjashme të kenë marrë dhe Google, Facebook dhe Yahoo dhe tashmë ta kenë dhënë inforacionin që u është kërkuar.
Nuk ka komente:
Posto një koment