e martë, 15 shkurt 2011

Izraeli u ndërpret pensionet dhe privilegjet shtetërore , deputetëve të implikuar




Parlamenti izraelit miratoi ligj me të cilin u privohet e drejta për pension dhe përkrahje shtetërore deputetëve ose ish-deputetëve të implikuar në çështje kriminale dhe që i shmangen drejtësisë.
“Bishara”, sikurse u quajt igji i ri, që u miratua gjatë votimit të tretë dhe të fundit me 36 vota dhe 11 kundër, ka për qëllim kryesisht deputetin Azmi Bishara, figurë e spikatur e botës Arabe në Izrael dhe ish-kryetar i Bashkimit Demokratik Kombëtar, një partie arabe në Izrael e njohur si “Balad”.
Ligji përcakton se z.Bishara do të privohet nga pensioni parlamentar dhe të tjera privilegje shtetërore, për aq kohë sa nuk paraqitet përpara drejtësisë. Deputeti u largua nga Izraeli në fillim të Prillit të 2007-ës. Është quajtur përgjegjës për kontakte me Hezbollahët e Libanit gjatë luftës së 2006-ës si dhe për dhënie të informacioneve të ushtrisë izraelite, me qëllim të ndihmonte luftëtarët e Hezbollahut për të hedhur raketat e tyre, akuzë kjo që ai e ka refuzuar kategorikisht.

Nuk ka komente:

Posto një koment