U jep fund skenarëve për zgjedhje të parakohëshme por edhe shitjes së territorit grek (siç patën lënë të kuptohej tre dërguarit e përhershëm të “Trojkës”) kryeministri Papandreu, në bisedat me bashkëpunëtorët e tij, të cilat ndodhën gjatë mbledhjes së tejzgjatur të krerëve të PASOK-ut në selinë e rrugës “Ippokratus”.
“E kam theksuar 30 herë. Do përfundojmë katërvjeçarin. Kemi përpara dy vjet e gjysëm për të përfunduar misionin që kemi ndërmarrë”, nënvizoi J. Papandreu.
Njëkohësisht, kryeministri bëri të qartë se “në asnjë rast nuk mund të bisedojmë për të shitur territor grek”.
Pak më parë, zëdhënësi i qeverisë J. Petalotis, duke bërë fjalë për shifrën e 50 miliardë eurove që vuri qeveria për privatizime të pasurisë shtetërore, theksoi: “Objektivi është thjesht shprehës, nuk ka ende një vendim për shfrytëzimin e kësaj pasurie. Steka është vendosur lart sepse edhe shpresat që kemi nga ecuria e vendit janë të mëdha”.
Nuk ka komente:
Posto një koment