Për arsye të zgjerimit të planifikuar të rrjeteve energjetike evropiane qytetarët e Bashkimit Evropian duhet të përgatiten për çmime më të larta të rrymës elektrike. Bëhet fjalë për një deri dy cent më shumë për kilovatorë, tha komisioneri gjerman për energjinë Günther Oettinger në gazetën “Hamburger Abendblatt”. Kështu mund të financohen lidhjet dhe kapacitetet akumuluese, tha ai.
Për një familje katëranëtarëshe shpenzimet e rritura arrijnë rreth 90 euro në vit. Me zgjerimin përtejkufitar të rrjeteve BE-ja do të garantojë furnizimin afatgjatë me energji dhe furnizimin me një pjesë më të madhe me energji të ripërtëritshme.
Nuk ka komente:
Posto një koment