Manovra, ku forcat ushtarake përpiqeshin të përballeshin me qytetarë protestues që mbanin në duar banderola me fjalët “SYRIZA” dhe “Paqe”, denoncuan se kanë ndodhur në Kilkis të Greqisë Veriore, deputetët e PKG –së Thanasis Pafilis dhe SYRIZA-s Theodhoros Dhricas.
Z. Beglitis, zëvendës –ministër i Mbrojtjes të cilit iu drejtuan deputetët në Parlament për sqarim, u përgjigj se “ishte një manovër teorike” dhe se edhe ai vetë, nga shtypi u vu në dijeni.
Sikurse tha, kërkoi të mësonte më tepër dhe dha urdhër të ndërpritet menjëherë manovra, duke shtuar se “përditë zhvillohen manovra me karakter lokal dhe zonal për të cilat, nëse janë të rëndësie të ulët, nuk vihet në dijeni udhëheqja politike”.
z. Beglitis u përgjigj se “drejtuesit politikë nuk e miratuan dhe as do të miratojnë të tilla lloje manovrash të NATO-s apo të Bashkimit Evropian në territorin grek të cilat kanë të bëjnë me zhvillime ekonomike dhe shoqërore”.
“E kuptoj problematikën përsa i përket procedurës dhe përmbajtjes, por nuk përkrah shqetësimin tuaj. Nëse gjenden përgjegjësi ushtarakësh, ato do të ndahen menjëherë”, nënvizoi z. Beglitis.
Nuk ka komente:
Posto një koment