Intensifikohen, çdo ditë e më shumë, presionet ndaj Kryepeshkëvit Ieronimos dhe anëtarëve të Këshillit të Shenjtë, për Kartën e Qytetarit që pritet të vihet në qarkullim deri në fund të vitit.
Në protestën e dytë masive për Kartën (e para qe realizuar në Dhjetor) lëvizje kishtare, klerikë dhe qytetarë të thjeshtë, u mblodhën mesditën e së dielës më 6 Shkurt , përpara Parlamentit, duke mbajtur pllakate dhe banderola dhe duke hedhur thirrjet “Grekë Ortodoksë Rezistoni” dhe “Jo dosjeve”.
Gjithashtu, Komiteti Organizativ kundër Kartës së Qytetarit, parashiko të organizojë një tjetër grumbullim popullor, në 27 Mars 2011, të Dielën e Faljes përpara Kryqit.
Shumë bojë është derdhur muajt e fundit për Kartën e Qytetarit. Sapo u bë e njohur se masa e re do të aplikohet edhe në Greqi, mbizotëroi frika e konservatorëve fanatikë me justifikimin se karta mund të ketë numrin 666 dhe “shenjën e Antikrishtit”. Bashkë me ta, edhe brenda kishës, shprehin frikën për të dhënat personale, që, sikurse thonë, do të preken nga përmbajtja e Kartës.
Nuk ka komente:
Posto një koment