Protestat në Egjipt dhe në Tunizi, pritet të favorizojnë lëvizjen turistike drejt Greqisë, shkruan sot gazeta belge Le Soir, duke shënuar se Tunizia përbën destinacionin e katërt të preferuar në Belgjikë dhe Egjipti të pestin.
“Këtë fundjavë , në Sallonin Turistik në Bruksel, dalluam se vizitorët kërkonin më shumë informacion për Greqinë ose Turqinë”, shënoi drejtues i agjencisë Thomas Cook, duke nënvizuar megjithatë se, nga interesimi deri tek rezervimi i vendeve, janë disa faza. Tani, shënon gazeta, interesi është për pushimet dimërore, në lojnat dimërore. Rezervimet për pushimet verore realizohen gjatë muajve Mars- Prill. Sivjet, mund të realizohen edhe më vonë, për shkak të pushimeve të Karnavaleve (7-11 Mars) dhe të Pashkëve ( 11-25 Prill0, që sivjet përkojnë disi vonë.
Drejtues i kompanisë Jet Air klasifikon destinacionet e preferuara të belgëve përsa i përket udhëtimeve ajrore gjatë periudhës së karnavaleve : “Spanja, më pas Egjipti, Maroku,turqia dhe Tunizia përbëjnë destinacion me efiçent pozitiv midis çmimit dhe cilësisë, i përshtatshëm dhe i afërt për familje me fëmijë”, vazhdoi agjenti i Jet Air.
“Greqia ka për të luajtur rol të rëndësishëm këtë verë” parashikon gjithashtu B. Van Outryve (Thomas Cook) . “Ofron një gamë të gjerë mundësish, nga turizmi themeltar i grupeve deri tek turizmi masiv, çdo ishull ka mundësitë e veta”.
Nuk ka komente:
Posto një koment