e mërkurë, 16 shkurt 2011

Ministri i Brendshëm gjerman kundër pranimit të refugjatëve tunizianë


Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière e refuzon kategorikisht pranimin e refugjatëve tunizianë në Gjermani. Qeveria gjermane ka pranuar vitin e kaluar rreth 40.000 azilkërkues, Italia nga ana tjetër as 7.000, tha de Maizière në kanalin e dytë televiziv gjerman ZDF. Gjermania nuk mund të zgjidhë tërë problemet e botës, plotësoi politikani demokristian. Në të njëjtën kohë de Maizière u bëri thirrje tunizianëve, që pas rrëzimit të presidentit Zine El Abidine Ben Ali në mes të janarit të përfshihen në ndërtimin e strukturave demokratike dhe të mos largohen nga vendi. Më shumë se 5.000 refugjatë me anije nga Tunizia mbërritën ditët e kaluara në ishullin mesdhetar italian Lampedusa.

Nuk ka komente:

Posto një koment