e mërkurë, 16 shkurt 2011

Libia amniston 110 islamistë, të burgosur politikë



Libia la sot të lirë 110 islamistë, antarë të Organizatës Radikale Islamike të Libisë, që përbëhet nga afërsisht 360 antarë të burgosur politikë, të cilët mbahen qysh nga Marsi i kaluar, bëhet e ditur nga gazetarë të huaj.
Midis të liruarve, janë edhe tre udhëheqës të organizatës, sikurse shënoi drejtuesi i organizatës libiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Mohamed Tornike, në një konferencë shtypi mbajtur në oborrin e burgut Abu Salim në Tripoli.
Lirimi i tyre u krye përpara “ditës së zemërimit” që organizohet nesër të enjten në Libi, sikurse bëjnë të ditur mjaft lajmërime në facebook.
Nga Maji i kaluar, Libia ka lënë të lirë afërsisht 250 të burgosur të oragnizatave të ndryshme islamike, midis tyre edhe 40 anëtarë të Organizatës Radikale Islamike të Libisë.
Sipas një organizate libiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “personat e lënë të lirë do të inkuadrohen në një program rehabilitimi me qëllim dënimin e dhunës nga ana e tyre por edhe integrimin gradual në shoqërinë libiane”.
Programi është frymëzim ekskluziv i Saif Al Islam, djalë i gjeneralit Kadafi, të cilin e ndihmoi për përpilimin e tij edhe udhëheqësi fetar Ali Salabi.
Organizata Radikale Islamike e Libisë ripërsëriti në vitin 2007, vendimin e saj për përmbysjen e Moamar Kadafit dhe vendosjen në vend të një sistemi radikal islamik kurse më vonë, bëri të njohur bashkërendimin e veprimeve me organizatën terroriste Al Qaeda.
Udhëheqës i saj deri në vitin 2008, kohë në të cilën u vra në Pakistan, ishte njëri prej asistantëve më të njohur të Osama Bin Landen, Abu Lait al Libi.

Nuk ka komente:

Posto një koment