Në grevë 48 orëshe hyjnë, nesër të martën dhe pasnesër të mërkurën, arsimtarët e ciklit të ulët dhe atij të mesëm në Greqi, sipas një deklarate të lëshuar nga sindikatat përkatëse. Arsimtarët protestojnë për uljen e rrogave të tyre, për uljen e buxhetit qeveritar për arsimin si dhe për bashkimin e pritshëm të enteve shkollore.
Sindikatat e të dyja cikleve vendosën gjithashtu të ndërmarrin një fushatë, për informimin e opinionit shoqëror, për të bërë të njohura pasojat e masave ekonomike tek arsimi dhe arsimtarët.
Tubime të përbashkëta proteste do të zhvillohen nesër në bulevardin “Panepistimiu” si dhe pasnesër tek Muzeu në rrugën Patision.Asambleja e përgjithshme e tyre është vendosur të mblidhet në datën 4 mars, ku arsimtarët do të vendosin dhe për veprimet e tyre të mëtejshme.
Nuk ka komente:
Posto një koment