e diel, 13 shkurt 2011

Pakistani lëshon urdhër arresti për ish-Presidentin Musharraf



Zyrtarë pakistanezë thonë se një gjykatë që merret me çështje anti-terroriste ka lëshuar urdhër-arrestin për ish Presidentin Pervez Musharraf, në lidhje me atentatin kundër ish kryeministres Benazir Bhutto.
Autoritetet thanë se Gjykatësi Rana Nisar Ahmad e lëshoi urdhër-arrestin sot, duke urdhëruar që zoti Musharraf të paraqitet në gjyq më 19 shkurt.
Zoti Musharraf jeton në mërgim, në Londër për më tepër se 2 vjet.
Zonja Bhutto u vra nga një sulm me armë dhe me një shpërthim vetë-vrasës bombe më 27 Dhjetor 2007, ndërsa  po zhvillonte fushatë në Rawalpildi. Ajo kishte vënë kandidaturë  në zgjedhjet e përgjithshme si udhëheqëse e opozitës, Partia Popullore e Pakisitanit.
Zëdhënësi i zotit Mushrraf tha në një intervistë për televizionin Al Xhazira se zoti Musharraf do të paraqitet para gjykatës, vetëm kur të jetë koha e përshtatshme.

Nuk ka komente:

Posto një koment