e diel, 13 shkurt 2011

Tregjet ndërkombëtare e presin pozitivisht dorëheqjen e presidentit Mubarak



Pozitiv ishte reagimi i bursave evropianoperëndimore me largimin e Mubarak-ut nga presidenca e Egjipit, “me investorët, sikurse vihet re gjithmonë, të rivijnë në një rishikim më ekonomik të ngjarjeve, pas zgjidhjes së ndonjë paqartësie politke”, sikurse theksoi shumica e analistëve. Pati pozicionime të përzgjedhura në aksionet e mallrave, dje.
Treguesit kryesor të tregjeve evropianoperëndimore, ndonëse kishin humbje gjatë seancës të ditës së djeshme, pas dorëheqjes së Mubarak-ut e mbyllën seancën e fundit të javës pozitivisht.
Kështu, në Frankfurt treguesi Dax30 e mbylli seancën me 7.371 pikë, me fitim 0,42% në krahasim me ditën e enjte.
U shënua një blerje mazive e letrave me vlerë, nga momenti që u bë i njohur zyrtarisht fundi i periudhës Mubarak në Egjipt, shënuan vëzhguesit.
Për investitorët, mori fund shqetësimi i një gjëndjeje anarshike në Egjipt, që do rrezikonte stabilitetin e Kanalit Suezit,dhe po sipas tyre, tashmë, nuk ka më rrezik të shtrirjes së protestave edhe në shtete si Libia, Algjeria, Arabia Saudite.
Londër dhe Francë.
Dje përshëndetën zhvillimin historik në Egjipt, edhe investorët e bursës agleze, duke kaluar menjëherë në shkëmbimin e aksioneve të mallrave dhe atyre bankare. “Iu shmangëm rreziqeve fatale ekonomike nga ana e Egjiptit, na ngelet vetëm shqetësimi për borxhin e eurozonës”, pohoi një burim i pa identifikuar nga bursa e Londrës.
“Fort mirë i priti të rejat egjiptjane tregu. U gjallërua dëshira investuese, përderisa përfundoi pasiguria”, theksoi Xhimi Gejxh përgjegjsi i analizës i CMC Markets.
Kështu, FTSE100 fitoi dje 42 pikë dhe e mbylli seancën në 6.062 me fitime të shkallës 0,7%.
Në bursën franceze, pritja e të rejave të fundit nga Egjipti ishte po ashtu pozitive, u mënjanua rënia e treguesit CAC 40, i cili e mbylli seancën me fitim të shkallës 0,15% në mbyllje së ditës së enjte.
Në veçanti përfitoi aksioni i Michelin, rezultatet ekonomike të së cilës, tejkaluan edhe parashikimet më optimiste, me rezultatat përfundimtar ditor, fitime të aksionit në shkallën 3.7%.

Nuk ka komente:

Posto një koment