Kryeministri francez François Fillon pranoi se qeveria egjiptiane i dha hua atij dhe familjes së tij një aeroplan shtetëror gjatë periudhës së pushimeve dimërore për të vizituar një tempull të lashtë.
Veç kësaj, presidenti egjiptian pagoi shpenzimet e familjes Fillon.
Zbulimin e bën gazeta Canard enchaine në numrin e së Mërkurës.
Kryeministri gjendej në Egjipt në periudhën 26 Dhjetor deri në 2 Janar, shpjegoi zyra e tij.
Sikurse shton njoftimi, pas një ftese nga autoritetet, kryeministri prenotoi një aeroplan shtetëror për të shkuar në Abu Sibel me qëllim të vizitojë një tempull.
Në 30 Dhjetor kryeministri francez, u takua me presidentin Hosni Mubarak në Asuan.
Zbulimi vjen në të njëjtën kohë që ndodhen në qendër të vëmendjes pushimet dimërore të ministres së Jashtme Michele Alliot Marie.
Z. Alliot Marie përdori aeroplanin e një biznesmeni tunizian për një udhëtim brenda për brenda vendit, në momentet që përshkallëzoheshin revoltat antiqeveritare që çuan në rrëzimin e presidentit.
Pavarësisht thirrjeve të opozitës, ajo deklaroi se nuk ka ndërmend të jap dorëheqjen, duke patur njëkohësisht edhe përkrahjen e qeverisë.
Nuk ka komente:
Posto një koment