e mërkurë, 9 shkurt 2011

Ε “pasur” axhenda e Këshillit të Ministrave



Ish-zëvendës Kancelari dhe ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë Joschka Fischer dhe arkitekti Aleksandros Tobazis do marrin pjesë në çeljen e Këshillit të sotëm të Ministrave, me rend dite planifikimin bioklimatik dhe ekologjik.
Temat e tjera të Këshillit të Ministrave, që mblidhet ndën mbikqyrjen e kryeministrit J. Papandreu, përmbledhin projektligjin për reformimin e sistetimit të zbatimit të kontratave, studimeve dhe punëve publike, projektligjin për ndërmjetësuesit e kontratave infrastrukturale në lidhje me ndërtesat, miratimin e projektligjit për shtyrjen e ankandeve nga entet bankare dhe kreditorë të tjerë, si dhe projektligjin për themelimin e Institutit të Politikave Edukuese dhe Shkollat Eksperimentale.

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave do të dëgjojë ministrin e Ekonomisë, Jorgos Papakonstandinu për planin afatmesëm të strategjisë finanaciare dhe nga ndihmës ministri i Ambientit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatologjike Niko Sifunaqi do bëhet me dije për rishikimin e planit rregullues dhe zhvillimit të qëndrueshëm për dymbëdhjetë periferi të vendit.
Së fundi, zëvendësministri i Ambientit Jannis Maniatis, do të paraqesë në Këshillin e Ministrave të programit pilot “Kursimi i energjisë në banesë”.

Nuk ka komente:

Posto një koment