Brenda fundjavës, pritet të jap dorëheqjen ministrja eJashtme franceze Michèle Alliot-Marie. Kjo u bë e njohur pak më parë nga një burim i besuar nga qeveria Sarkozi. Zonja Marie pati shkaktuar shqetësime serioze në qeverinë franceze, pas zbulimit të faktit se pati kaluar pushimet e saj dimërore, e ndihmuar nga ish-presidenti tunizian Ben Ali.
Sipas të njëjtit burim, ministri aktual i Mbrojtjes Alen Zhipe, do të jetë zëvëndësuesi i saj, ngaqë “ajo duhet të largohet, një gjendje e tillë nuk mund të vazhdojë, dhe largimi i saj duhet të bëhet me përgjegjësi dhe respekt”, përfundoi personi i cili bëri të njohur lajmin.Edhe pse zyra e presidentit Sarkozi si dhe dhe ministrja Marie me deklarat të tyre mohojnë diçka të tillë, gazeta prestigjioze Le Monde, këmbëngul se zonja Marie po kalon ditët e fundit si ministre e Jashtme e Francës.
Nuk ka komente:
Posto një koment