Një mundësi më shumë ofron qeveria greke për të gjithë emigrantët të cilët nuk disponojnë ensimat e domosdoshme për rinovimin e lejes së qëndrimit. Bëhet fjalë për rastet kur punëdhënësit nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre siguruese, d.m.th. nuk kanë paguar ensimat. Vetëm se në këtë rast emigrantët do të duhet të plotësojnë Deklaratën e Mosmarrëveshjes.
Qarkoren, që i jep zgjidhje kësaj çështje, e ka nënshkruar këto ditë zëvendësministrja e Brendshme Theodhora Xakri dhe në të parashikohet:
-Shtetasit e vendeve të treta, që cilët gjatë dorëzimit të kërkesës për rinovim të lejes së qëndrimit të tyre, konstatojnë se iu mungojnë të gjitha ose një pjesë e ditëve të siguruara të punës (ensima), për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve siguruese nga ana e punëdhënësit të tyre, do të duhet të bëjnë “Deklaratë Mosmarrëveshje-Denoncim” në entin e sigurimeve IKA, me qëllim që të shqyrtohet vërtetësia e akuzës dhe të merren masat përkatëse.-Në vazhdim, shtetasit e huaj do të duhet të drejtohen në shërbimin kopetent të të Huajve në Bashki apo Komunë të zonës së banimit, ku do të dorëzojnë të gjitha dokumentat e kërkuara për dhënien e lejes së qëndrimit si dhe fotokopje të “Deklaratës së Mosmarrëveshjes”.
-Në Bashki apo Komunë, përderisa dosja me dokumentat e tjera është e plotë, do të lëshohet vërtetimi përkatës i tipit A dhe dosja do të dërgohet në Sektorin e Lejeve të Qëndrimit të Drejtorisë së të Huajve.
Nuk ka komente:
Posto një koment