Eshtë gjetur më së fundi një zgjidhje edhe për emigrantët që kanë hyrë në grevën e urisë në Athinë.
Sipas informacioneve nga ministria e Brendshme, shumë shpejt pritet të propozohet dhënia e statusit “nën tolerancë” për këtë kategori shtetasish të huaj.
Ky status parashikon dhënien e lejes speciale të qëndrimit e cila do t’u japë mundësi emigrantëve të qëndrojnë legalisht në Greqi dhe më pas të kërkojnë mënyra të ligjshme për punësim.
Autoritetet kopetente për lëshimin e lejes speciale të qëndrimit “nën tolerancë” në Greqi janë:
a)Departamenti i Azilit Politik i Drejtorive të të Huajve në prefekturën e Athinës dhe Selanikut;
b) Drejtoritë ose Nëndrejtoritë e Rajoneve të Policisë në të gjithë vendin.
Ndër dokumentat që kërkohen për dhënien e kësaj leje qëndrimi janë: 1 fotografi si dhe vendimi i refuzimit të njohjes së statusit të azilantit politik.
Nga ana tjetër, për sa i përket deklaratave të Ministrisë së Shëndetësisë se vila ku qëndrojnë emigrantët e grevës së urisë, është shndërruar në një vatër virusesh, përfaqësues të grevistëve, në koferencën e djeshme për shtyp, kërkuan ndërhyrjen e prokurorit për “shpërndarjen e informacione të rreme” të cilat përhapin frikë në shoqërinë vendase.
Në emër të ekipit mjekësor, mjekur patolog-onkolog K.Karambelis deklaroi: “I japim garancinë e plotë Ministrit të Shëndetësisë dhe popullit grek se nuk ekziston asnjë rast i dyshimtë i gripit”.
Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë K. Dimopulos deklaroi dje se Ministria që ai drejton do të propozojë largimin e emigrantëve-grevistë të urisë në një ambient me “kushte më të mira”, nëqoftëse nuk i lejohet epikit të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Viruseve (KEELPNO) të ofrojë shërbimet e kujdesit dhe trajtimit mjekësor tek grevistët. Të dielën e kaluar një ekip i KEELPNO u përpoq të hynte në ndërtesë me qëllim që të ushtronte një kontroll mjekësor për arsye të shëndetit publik por emigrantët e grevës së urisë nuk i lejuan.

Sipas KEELPNO në atë komunitet të mbyllur ka shumë mundësi që të përhapen epidemi sikurse gripi por edhe sëmundje të tjetra të transmetueshme.
Megjithatë, grevistët nuk kanë pranuar kontrolle të tilla ashtu sikurse nuk është gjetur ende një ambient tjetër për strehimin e tyre.
Nuk ka komente:
Posto një koment