e premte, 11 shkurt 2011

Reagimet në botën Arabe pas dorëheqjes së Hosni Mubarak



Opozitari Mohamed el Baradey deklaroi, pas publikimit të dorëheqjes së Hosni Mubarakut se, dita e sotme është më e mira e jetës së tij.
“E prisnim për dhjetëvjeçarë këtë ditë. Presim me padurim të bashkëpunojmë me ushtrinë për të përgatitur zgjedhje të drejta dhe të lira. Pres me padurim periudhën tranzicionale gjatë së cilës ushtria do ndajë pushtetin me popullin”, deklaroi El Baradey për Reuters.
Presidenti i Lidhjes Arabe Amr Musa, deklaroi se është i sigurtë që vendi i tij ka për të zgjedhur rrugën e duhur.
“Jam optimist se do të zgjedhim rrugën e duhur për Egjiptin, për popullin egjiptian,” shënoi në kanalin televiziv CNN, ndërsa shtoi se dorëheqja e Mubarakut tregon se “arritëm atë që donte populli”.
Uael Gonem, punonjësi i korporatës amerikane Google, që u arrestua dhe u mbajt për disa ditë nga shërbimet e sigurimit egjiptian, për pjesmarrjen në protesta, shkroi sot në faqen që mirëmban në Twitter: “Përshëndetje Egjiptit, krimineli iku nga pallati”.
Edhe Hamash-i përshëndeti sot dorëheqjen e Mubarakut si “fillimin e fitores së revolucionit”, ndërkohë që në Rripin e Gazës zhvilloheshin festime.
“Vlerësojmë ikjen e presidentit Mubarak si shkëndijën e parë të fitores së revolucionit egjiptian, të gjitha kërkesat e të cilit mbështesim”, tha për agjencinë franceze Sami Abu Zuhri, zëdhënës i Hamash-it.
“Ftojmë qeverinë egjiptiane të vendosë menjëherë heqjen e bllokimit ntë Gazës dhe hapjen e pikëkalimit egjiptian në Rafa”, shtoi.
Gjithashtu, edhe qeveria e Katarit e quajti kalimin e qeverisjes tek ushtria një hap pozitiv.
“Eshtë një hap pozitiv drejt plotësimit të aspiratave të popullit egjiptian që dëshiron demokraci, reforma për një jetë më të mirë” thuhet në deklaratën e Këshillit Mbretëror të Emirit.

Nuk ka komente:

Posto një koment