e premte, 11 shkurt 2011

Incident fetar në Shkup, kisha ndërtohej natën në lagje muslimanësh



Qytetarët, në lagjen Kala të Shkupit, të banuar kryesisht nga besimtarë muslimanë, penguan punimet në një kishë të saponisur.
Pa u ditur me urdhër të kujt, rreth 50 punëtorë të sjellë nga Manastiri kishin filluar ndërtimin e objektit.
Punimet kishin filluar rreth orës 20:00 të mbrëmjes , kur qytetarët në mënyrë spontane rendën për të parë atë çka po ndodhte rreth orës 23:00. Atyre iu bashkëngjiten edhe krerët të lartë të BDI-së-, ministra dhe deputetë.
Të revoltuar ,qytetarët e pranishëm filluan rrënimin e mureve të objektit! Punëtorët nuk u prononcuan se me urdhër të kujt kanë filluar punimet. Pas gjysmë ore në vend ngjarje arritën edhe pjestarë të MPB-së të cilët kërkuan të ndalojnë rrënimi por nuk arritën të parandalojnë qytetarët.
Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti i cili ndoqi atë që po ndodhte në Kala, bashkë me ministrin Bujar Osmani dhe zv. ministrin e Brendshëm Xhevat Buçi, deklaroi se “nuk do të lejojmë askënd në këtë mënyrë të ndryshoj historinë e Kalasë. “Konstatuam se në mënyrë qyqare pas orës 10 të mbrëmjes në mënyrë të fshehtë duke menduar se nuk do të zbulohen kanë ardhur të punojnë.
Ne erdhëm në vendin e ngjarjes, i gjetëm punëtorët duke punuar edhe momentin e parë ne erdhëm këtu për të dhënë mundësinë, hapësirën që të gjendet zgjidhje që reflekton historinë e Kalasë, historinë e gjitha periudhave mirëpo këtë hapësirë dikush u mundua ta keqpërdorë dhe ne këtu jemi sonte të tregojmë se nuk lejojmë askënd të veproj në atë mënyrë, ne jemi këtu dhe do ti përgjigjemi në çdo moment ajo që ka reflektuar tek popullata” tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
Punëtorët e sjellë nga Manastiri, për të ndërtuar objektin në Kala, u larguan nga vendi i ngjarjes të shoqëruar nga të policisa, pas orës 1: 30 pas mesnate.

Nuk ka komente:

Posto një koment