Nëntëqind e pesëdhjetë oficerë të shërbimeve ruse të sigurimit dhe të ushtrisë ruse, u dënuan gjatë vitit 2010, për çështje korrupsioni, sikurse njoftoi sot prokuroria ushtarake e vendit.
“Vitin e kaluar u shënuan më shumë se 9.000 shkelje të ligjshmërisë që lidheshin me çështje korrupsioni në të gjitha instancat e forcave të sigurimit”, deklaroi nënkoloneli Konstandin Beljaev, përgjegjës i sektorit për luftën kundër korrupsionit i prokurorisë ushtarake, sikurse transmetoi agjencia Interfax.
Sipas z. Beljaev, në 2010-ën “950 persona të forcave të sigurmit dhe të ushtrisë, u dënuan për korrupsion, në kuadrin e hetimeve ligjore”.
Nënkoloneli nënvizoi qështjen e gjeneralit Nikolaj Konon, i cili bashkë me dy vartës të tij kishte krijuar një kompani-fantazmë ku përvetësuan nga 23 milionë rubla (5,7 milionë euro), përpara se të arrestohen dhe dënohen.
“Çështjet e mashtrimit, kryesisht të korrupsionit, u rritën rreth 50% gjatë 2010-ës në krahasim me vitin e kaluar, shtoi ai.
Nuk ka komente:
Posto një koment