e premte, 11 shkurt 2011

Burg pa afat për gardistin e akuzuar për vrasje


Gjykata e Tiranës dha dje masën “burg pa afat”  për Agim Llupon  në postin e  Shefit të Shtabit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës. Llupo u arrestua disa ditë më parë si i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit në demonstratën e 21 janarit.
Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë u zhvillua me dyer të mbyllura. Sipas mediave shqiptare, avokati mbrojtës i Llupos, kërkoi një masë më të lehtë sigurie, pasi sipas tij për masën “arrest me burg” nuk ka prova të mjaftueshme.
Gjithashtu, mësohet se gjatë deklarimeve të tij, Llupo ka mohuar se ka qenë personi i futur në tunelin e kryeministrisë.

Nuk ka komente:

Posto një koment