Pothuajse 1.000 veta kanë humbur jetën në Libi, sipas Ministrit të Jashtëm Italian Franko Fratini.
“Nuk kemi detaje të plota për numrin e njerëzve që janë vrarë, por besojmë se vleresimet që bëjnë fjalë për 1.000 të vdekur janë të besueshme”, tha Franko Fratini për gazetarët italian në Romë.
Fratini gjithashtu tha se ajo ç’ka kuptohet nga referencat e ambasadës italiane, rajoni lindor i Libisë, Cyrenaica, nuk është më nën kontrollin e Kadafit.
Sipas AFP të gjitha portet detre si dhe aeroportet janë përkohësisht të mbyllura.Ndërsa sipas informatave të El Pais, disa mbështetës të Kadafit kanë sulmuar dhe plagosur 30 njerëz në qytetin Zliten, i cili tashmë ka kaluar në kontrollin e demonstruesve.
Vendet e BE-së kanë njoftuar transferimin e 10.000 njerëzve ndërkohë që Komisioni Europian do të vlerësojë sot sanksionet e mundshme që mund ti imponohen pushtetit aktual.
Van Rompuy dënoi sot dhunën dhe sulmet brutale mbi demonstruesit në Libi.
Ndërsa Irani i kërkoi Kadafit të ndalojë gjakderdhjen.
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad sipas raportit të Al Arabija, i bëri thirrje udhëheqësit libian që tu bindet kërkesave të protestuesve dhe t’i japë fund regjimit autoritar.
Nuk ka komente:
Posto një koment