Ministria e Jashtme e FYROM-it kërkoi nga administratorët e Facebook-ut të ndërpresin funksionimin e grupeve internetike që u formuan ditët e fundit, me temë nxitjen ose dënimin e ngritjes së kishës-muze në kalanë e Shkupit, pasi dolën në pah komente që nxisin konfliktin ndërfetar dhe ndëretnik.
Ministria e Jashtëme e FYROM-it, ftoi gjithashtu të gjithë përdoruesit e faqjeve të komunikimit shoqëror, ti shmangen retorikës së urrejtjes dhe të ndalojnë ftesat për përdorim dhune, pasi do të merren të gjitha masat për parandalimin e qëllimeve të tilla.
Duhet theksuar se faqet e komunikimit shoqëror (Facebook, Twitter) shërbyen si katalizatori kryesor i organizimit të protestave në fjalë në kalanë e Shkupit, vend ku të dielën ndodhën përpleshje të ashpra mes të rinjsh sllavomaqedonë dhe shqiptarë, si pasojë e ngritjes së një kishe muze brenda kalasë.Ky incident, gjatë të cilit u plagosën 8 persona, ka shkaktuar shqetësim të thellë në shoqërinë multietnike të FYROM-it.
Nuk ka komente:
Posto një koment