Nga Filip Çakuli
Duke dëgjuar përditë Sali Berishën të bërtasë për puçe dhe grusht shteti, instinktivisht kërkova veprat e udhëheqësit të tij shpirtëror dhe politik, shokut Enver.
Lexo prognozat e tij për grupet puçiste antiparti, për komplote për eliminimin fizik të tij dhe dëgjo Kryeministrin për të njëjtën temë, të duket sikur ngatërrohesh e nuk e kupton: ku fillon Enveri e ku mbaron Saliu. Ndoshta jam shprehur gabim, se duket që Enveri është i pari, i dyti është kopja e keqe e tij.
Dhe siç e kanë thënë klasikët e tyre, personazhet historike përsëriten dy herë: një herë në mënyrë tragjike, herën e dytë në mënyrë komike.E që të mos zgjatemi me muhabete pa bereqet, hyjmë drejt e në temë:
Saliu – Të dashur qytetarë e qytetare shqiptare!
Jam sot këtu para jush për t’ju informuar mbi zhvillimet e dy ditëve të fundit, pas dështimit të puçit, të përpjekjes për të marrë me dhunë Këshillin e Ministrave.
Jam sot këtu para jush për t’ju informuar mbi zhvillimet e dy ditëve të fundit, pas dështimit të puçit, të përpjekjes për të marrë me dhunë Këshillin e Ministrave.
Enveri – Të dashur shokë e shoqe !
Sot dëshiroj t’ju informoj rreth dështimit të puçit në ushtri, të përpjekjeve të armiqve të partisë e të popullit, për të përmbysur pushtetin popullor…
Sot dëshiroj t’ju informoj rreth dështimit të puçit në ushtri, të përpjekjeve të armiqve të partisë e të popullit, për të përmbysur pushtetin popullor…
Saliu – Disponohen të dhëna të plota, mbi armët e sofistikuara, çadrat pistoletë, stilolapsat pistoletë, thikat me helm që do përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushtit të shtetit.
Enveri – Pas hapjes së kasafortës së Mehmetit, disponohen të dhëna të plota mbi armët e sofistikuara që do të përdoreshin deri te bastuni pistoletë … që do të përdoreshin në grushtin e shtetit.
Saliu -Po, unë kisha informacion për planin “B” të puçit, ndaj nuk isha aspak i papërgatitur. Në këto kushte, ministri lidhet në telefon me Prokuroren e Përgjithshme dhe i thotë se në rast se arrestohen pa hetuar…
Enveri – Ata harrojnë që ne kishim informacion të plotë për planin “B” të ramifikuar komplotist. Kur ministri i Brendshëm u lidh me Kryeministrin, i vajti në zyrë dhe i thotë se në rast se arrestohet Enveri…
Saliu - Të nesërmen, ministri më thotë se kishte një takim me Presidentin në orën 10.00.
E pyes se përse e kishte kërkuar këtë takim dhe m’u përgjigj për arrestimin…
E pyes se përse e kishte kërkuar këtë takim dhe m’u përgjigj për arrestimin…
Enveri – Ditën tjetër Njaziu më thotë se i kishte kërkuar një takim Kryeministri në orën 11.00 “Përse do ta takosh? – e pyes. Po, ja, për arrestimin e shefit të shtabit…
Saliu – Ky ishte një grusht shteti që dështoi dhe që nuk mund të realizohej dot kurrë. Askush nuk mund të marrë Këshillin e Ministrave apo ndonjë institucion tjetër, sepse ato janë kështjella lirie të qytetarëve shqiptarë
Enveri – Ky komplot dështoi siç kanë dështuar gjithë komplotet e tjera. Të gjithë ta kenë të qartë: askush nuk mund të prekë muret e kështjellës sonë të patundur prej graniti
Saliu – Pas 5 orësh barbarish mbi Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës, grushti dështoi dhe ju garantoj se nuk kishte asnjë shans, zero shans.
Enveri – Pesë orë na u deshën të bënim të dështonte barbaria dhe terrorizmi i bandës. As ata, as padronët e tyre nuk kanë asnjë shans për të na ulur neve vigjilencën.
Saliu – Ndërkohë ne kishim informacione të plota për atë që mund të ndodhte…
Cili ishte shkaku dhe arsyeja, çfarë ia lidhi sytë dhe i shurdhoi veshët Shërbimit Informativ Shtetëror?
Cili ishte shkaku dhe arsyeja, çfarë ia lidhi sytë dhe i shurdhoi veshët Shërbimit Informativ Shtetëror?
Enveri – Partia jonë kishte informacion të plotë për komplotin që po përgatitej. Këtu duhet të vë në dukje se komploti i rrezikshëm dhe komplotet e mëparshme janë zbuluar nga partia dhe udhëheqësit e saj dhe asnjë nga Sigurimi i Shtetit. Përse? Sepse ministri i Brendshëm ishte agjent…
Nuk ka komente:
Posto një koment