e hënë, 21 shkurt 2011

Shqipëri: Hapen 1137 vende të reja pune në administratë



Mundësi punësimi në kohë të vështira!
Gjithçka bëhet e mundur nga qeveria shqiptare e cila ka nxjerrë vendimin për hapjen e vendeve të punës për 1137 punonjës me kontratë të përkohshme.
Ky kontigjent do t’i shtohet administratës shtetërore për vitin 2011, duke u pozicionuar në disa prej njësive të qeverisjes qendrore.
Punonjësit e rinjë do të punësohen kryesisht në Institutin e Statistikave, ministrinë e Transporteve dhe atë të Brendshme.
Konkretisht, Instituti i Statistikave do të marrë 400 punonjës, ALUIZNI 301 punonjës dhe Ministria e Bujqësisë 159 punonjës të rinj.
Efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen kryesisht nga vetë institucionet, pasi një pjesë e mirë e tyre i sigurojnë vetë të ardhurat, pa ndikuar në buxhetin e shtetit.
Sikurse ka sqaruar në për shtypin shqiptar, këshilltarja e kryeministrit për ekonominë Suzana Guxholli, vendimi për hapjen e vendeve të reja të punës, u miratua pas zgjerimit të aktivitetit të këtyre institucioneve.

Nuk ka komente:

Posto një koment