e enjte, 10 shkurt 2011

Sistem të përbashkët azili politik në BE propozon Komisionierja Malmstrom


E vendosur të kontribuojë në krijimin e një sitemi të përbashkët azili politik për BE-ën deri në 2012-ën, tregohet Komisionierja, e ngarkuar për çështje të brendëshme, Cecilia Malmstrom, sipas një njoftimi të sotëm të buletinit komunitar Europian Voice.

Sikurse thuhet në njoftim, Komisionerja suedeze karakterizoi “të pa pranueshme” ndryshimet e sotme në sistemet kombëtare, që ndajnë vlera të përbashkëta, duke shtuar se është e pa pranueshme që një emigrant të ketë 75% shance për të përfituar azil në një vend dhe vetëm 1% në një vend tjetër.
Sipas të së njëjtit buletin, një nga pengesat më kryesore për krijimin e një sistemi të përbashkët azili, përbën propozimi i Komisionit për pezullimin e përkohëshëm të rikthimit në vendin nga ku erdhën në BE, të personave që kërkojnë azil. Shënohet gjithashtu, se pas vendimit të gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në favor të një nënshtetasi afgan, disa vende anëtare u detyruan të rishikojnë qëllimin e vendimit të deritanishëm të mos tolerimit përsa i përket rikthimit të azilantëve.
Siç shkruhet në buletin, Komisionierja Malmstrom theksoi se përpara vendimit të gjykatës vetëm Greqia dhe Malta përkrahnin klauzolën e shtyrjes, ndërsa tani interesi është shtuar. “Klauzola në fjalë nuk ka të bëj vetëm me Greqinë”, shtoi më tej Komisionierja, duke theksuar se nëse gjendja në Lindjen e Mesme përkeqësohet, disa vende anëtare do të ndodhen ndën presion të jashtëzakonshëm.

Nuk ka komente:

Posto një koment