Nuk ka fund tortura e qytetarëve që përdorin për lëvizjet e tyre trenin elektrik në Athinë. Atyre do tu duhet të bëjnë ende durim, të paktën deri në verë, që të munden të përdorin atë rregullisht. Sipas njoftimit nga drejtoria përkatëse e ISAP-it (Hekurudha Elektrike Athinë – Pire) , pjesa e mbyllur Attiqi –Monastiraqi do të jepet për publikun muajt e parë të verës.
Programimi fillestar, për përfundimin e punimeve që nisën përpara dy vjetësh, bënte fjalë për në shkurt të vitit 2010, kohë kur ISAP-i, një linjë hekurudhore e të njëjtit nivel me atë të metro-së, do ofronte për qytetarët shërbime të një cilësie mjaft të lartë.Programimi në fjalë, në asnjë pikë të tij nuk është respektuar, pasi sot, pas disa shtytjeve të afateve, vërehet shkelje e tij në masën 100% , ndërkohë që ende nuk është krejt e qartë koha që linja do të jepet për përdorim.
Nuk ka komente:
Posto një koment